Një person është arrestuar në fshatin Tresavë të Leposaviqit pasi gjatë ditës sëe djeshme pati të veshur uniformë në të cilën kishte të vendosura emblema të Serbisë.
Në raportin 24-orësh thuhet se lidhur me rastin, pas konsultimit me prokurorin dhe gjyqtarin për kundërvajtje, është vendosur që uniforma të konfiskohet.
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.