Autoritetet në Sri Lanka kanë arrestuar një burrë pasi që kishte tentuar për të kontrabanduar shufra të arit të cilat i kishte fshehur në zorrën e tij të trashë.
Një zëdhënës i doganës është shprehur se atij i kanë gjetur 400 gram të arit që vlejnë rreth 2 milionë dollarë, brenda zorrës së trashë të tij, transmeton Klan Kosova.
Sipas tyre ai ka rënë në sy sepse “po ecte në mënyrë dyshuese”.
Ky njeri është 42 vjeçar dhe mësohet se ai punon për qeverinë e Sri Lanka.
Zakonisht kontrabandistët blejnë ari në këtë vend ku metali i çmuar është më i lirë se në vendet e tjera për t’i shitur më pas në Indi.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.