Një person është arrestuar në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë të shtunën, pasi e kishte goditur me motoçikletë një shtetas të huaj.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se kjo ka ndodhur mas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur në mes të viktimës dhe të dyshuarit.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.