Lajmet e fundit

Një njeri ka pranuar se ka vjedhur më shumë se 200 të brendshme që u përkasin femrave, pasi policia ka gjetur rrobat në shtëpinë e tij, transmeton Klan Kosova.
Tomohiro Honma u arrestua pasi oficerët besonin se ai kishte marrë mbi 12 artikuj të brendshme të femrave nga një tel.
31 vjeçari i mori ato në janar nga ballkoni i katit të parë të një banese në Takatsu Ward, Kawasaki, Kanagawa (TOKYO), ku ai jeton.
Por një kërkim më vonë nga shtëpia e tij, zbuloi më shumë se 200 artikuj të tillë, për të cilat Honma ka pranuar se janë të vjedhura në të paktën 50 raste të ndryshme.
“Më pëlqejnë të brendshmet e grave. Unë e bëj këtë për të kënaqur dëshirën time seksuale”, tha ai për policinë në stacionin Takatsu.