Një zyrtare policore në Shqipëri e ka goditur një këmbësor në aksin rrugor Laç-Autostradë, derisa ishte jashtë orarit të punës.
Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se këmbësori ishte transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar, por ka vdekur në spital.
"Grupi hetimor dhe specialistët e AMP (rajoni Lezhë-Shkodër), kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal".
"Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.