Një pilot britanik është arrestuar lidhur me vdekjen e futbollistit argjentinas, Emiliano Sala, si dhe mikut të tij që ai e kishte draftuar për ta pilotuar aeroplanin që u rrëzua në Kanalin e Anglisë, njofton Daily Mail.
Policia e Dorset e kishte në mbajtje David Henderson-in në mëngjesin e së djeshmes nën dyshime për vrasje përmes një akti të jashtëligjshëm.
Hendersonit i ishte kërkuar nga agjenti britanik i futbollit, Willie McKay, që ta dërgonte Sala-në në Uells, mirëpo më pas supozohet se ky i pari e kishte caktuar që ta pilotonte aeroplanin, Dave Ibbotson-in, i cili ishte pilot me kohë të pjesshme dhe që nuk ishte i kualifikuar që të bartte pasagjerë.
Aeroplani i Sala qe zhdukur më 21 janar të këtij viti, ndërkaq trupi i tij ishte gjetur më 7 shkurt kur edhe ishte konfirmuar vdekja e tij.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.