Të hënën në rreth orës 18:30 është arrestuar një i dyshuar për sulm seksual në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 10.99 gramë marihuanë, për çka është hapur rast i veçantë, njofton Klan Kosova.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 10.99 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, për çka është hapur rast i veçantë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.