Lajmet e fundit

Një burrë është arrestuar pasi një makinë u përplas në portat e Pallatit Buckingham në qendër të Londrës.
Oficerët e armatosur të Policisë Metropolitane arrestuan në vendngjarje një person të dyshuar për dëmtim kriminal dhe ai u dërgua në spital.
Incidenti ndodhi në rezidencën mbretërore në orën 02:33 të së shtunës në mëngjes.
Në një deklaratë, Met tha: "Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar rrethanat", shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.