Është arrestuar një person në Vushtrri, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij.
Policia ka bërë të ditur se vajza ka pranuar tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.