Është arrestuar një person në Shtime, pasi një muaj më parë kishte publikuar një video duke shtënë me armë zjarri në një aheng.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se pistoleta me gaz është sekuestruar, përcjell Klankosova.tv.
“Lidhur me rastin është arrit të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi që muaj më parë kishte publikuar një video duke shtënë me armë zjarri në një aheng. Pistoleta me gaz është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.