Lajmet e fundit

Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se e ka rrahur babanë e tij.
Policia bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtuar dhunë në familje ndaj babait të tij, viktimës mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.