Një person në Prishtinë është arrestuar pasi i njëjti nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarit policor, duke i shkaktuar këtij të fundit lëndime trupore.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, njofton Klankosova.tv
Derisa, lidhur me rastin pas intervistimit, me vendim të prokurorit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një pikë kontrolli të veturave, duke mos i zbatuar urdhërat i ka shkaktuar edhe lëndime trupore njërit prej zyrtarëve policor ku si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin pas intervistimit, me vendim të prokurorit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.