Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 15 copë fishekë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 15 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.