Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi tek i njëjti është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit është gjetur edhe një peshore digjitale dhe dy paketime me mbështjellës të narkotikëve, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se tek i njëjti gjatë kontrollit në bodrumin e banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar: 224.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale dhe 2 paketime me mbështjellës të narkotikëve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.