Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Ngjarja ka ndodhur të enjten, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
I dyshuari është liruar pas intervistimit, me vendim të prokurorit.
Rasti i cili u cilësua “Sulm ndaj personit zyrtar”, shkon në procedurë të rregullt, njofton policia, raporton Klankosova.tv.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.