Është arrestuar një person në Podujevë, pasi tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike.
Në raportin e policisë thuhet se substanca narkotike dyshohet të jetë e llojit marihuanë, përcjell Klankosova.tv.
“Gjatë kontrollit në trup te i dyshuari mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 6.75 gram. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet tutje në raport.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.