Është arrestuar një person në Mitrovicë të Jugut, pasi dyshohet se e ka ngacmuar dhe kanosur një person tjetër.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se është duke u ngacmuar dhe kanosur nga një i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.