Lajmet e fundit

Është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi i njëjti dyshohet se e ka kanosur një polic, derisa ishte duke u marrë me rastin "armëmbajtje pa leje".
Policia bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte kanosur zyrtarin policor derisa ishte duke u marrë me rastin ‘armëmbajtje pa leje’. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e policisë.