Është arrestuar një person në Kaçanik, i cili dyshohet se me forcë ka hyrë në një ordinancë dhe ka vjedhur para të gatshme me vlerë 170 euro.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.v.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur, kishin hapur me forcë derën e ordinancës së tij dhe nga aty kanë arrit të marrin para të gatshme në vlerë rreth 170 euro. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.