Lajmet e fundit

Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti ka ngacmuar ish të dashurën e tij.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari e kishte ngacmuar vazhdimisht vajzën, përcjell Klankosova.tv.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ngacmuar ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e policisë.