Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjet dhe konfiskuar 4.5 gram marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.