Lajmet e fundit

Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se e kishte rrëmbyer një grua dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se gruas i janë shkaktuar lëndime trupore, me ç'rast ka pranuar tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv.
"Sot me datën 15.09.2023 rreth orës 15:20, Stacioni Policor në Gjakovë ka pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë kishte tërhequr me forcë një grua nga një taksi dhe e kishte futur në veturën e tij dhe ishte larguar në drejtim të panjohur".
"Pa humbur kohë është filluar me mbledhjen e informatave dhe pas një procesi operativ dhe hetimor është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari me inicialet M.U., mashkull kosovar i lindur në vitin 1987 mbi dyshimin se kishte privuar nga liria viktimën (femër e moshës madhore) dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar ndihma mjekësore si dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”, thuhet në komunikatën e policisë.