Lajmet e fundit

Është arrestuar një person në Drenas për posedim të substancave narkotike
Atij i janë gjetur dhe sekuestruar: 338.2 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe një telefon, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se njësitë policore gjatë bastisjes me urdhëresë të gjykatës në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe sekuestruar: 338.2 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe një telefon celular. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.