Është arrestuar një person në fshatin Banullë të Lipjanit.
Policia ka njoftuar se tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 8 gramë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.