Është arrestuar një i dyshuar për rastin e vdekjes së 26 vjeçares dje në Prishtinë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 11.04.2025 – 15:53. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.
https://klankosova.tv/po-i-lante-xhamat-26-vjecarja-bie-nga-kati-i-shtate-video/
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.