Lajmet e fundit

Një person është arrestuar në Mitrovicë për veprën penale “nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”.
I njëjti dyshohet se e ka hequr flamurin serb nga maja e Zveçanit.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut Veton Elshani.
Elshani tha se i njëjti është liruar me vendim të prokurorit në procedurë të rregullt.
“Atij i është bastisur edhe shtëpia por nuk iu është gjetur arma. Edhe pse në pamje shihet aty kondaku i armës”, tha Elshani për Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.