Një person është arrestuar në kryeqytet pasi që dyshohet për përfshirje në një rast të ngacmimit seksual.
Policia bën të ditur përmes raportit se rasti ka ndodhur më 4 maj rreth orës 18:45, derisa i njëjti është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
Prishtinë / 04.05.2026 – 18:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.