Një ish-efektiv i policisë së Rinasit, është lënë në burg për një kohë të pacaktuar nga Gjykata e Tiranës.
Kjo për faktin se ai dyshohet se lejonte qytetarë që kishin probleme me dokumentacionet të kalonin nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, shkruan tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.
Avokati mbrojtës i të dyshuarit i kërkoi gjykatës një masë më të lehtë sigurie me pretendimin se ai u dorëzua vet në polici, si dhe se është person i parrezikshëm dhe i padënuar më parë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.