Është arrestuar një person në Vlorë, pasi i njëjti dyshohet se ka therur me thikë një një 38-vjeçar.
Policia ka bërë të ditur se 38-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
“Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale”.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.