Një person është arrestuar si i dyshuar lidhur me vetaksidentin me fatalitet i cili ka ndodhur të shtunën më 3 gusht në Shtupeq të Rugovës.
Ai kishte qenë duke e vozitur një motoçikletë katër-rrotëshe, në të cilin ishte bashkë edhe me një person, i cili si pasojë e vetaksidentit ka vdekur.
Me këtë rast, i dyshuari kishte mbetur i lënduar në këtë vetaksident.
"Fillimisht sipas deklarimit tё personit tё lënduar vozitёs ishte viktima e aksidentit, pas hetimit nga hetuesit e NJRKRR-DRP Pejё, me datё 04.08.2024 gjatё intervistimit ёshtё konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar tani i dyshuar pёr kёtё aksident", thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv
"Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё".
https://klankosova.tv/vdes-nje-preson-ne-nje-aksident-ne-shtupeq-te-pejes-lendohet-nje-tjeter-1/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.