Policia ka arrestuar një person në Lipjan nën dyshimin se ai duke i kërcënuar dy persona ka tentuar t’i detyrojë që të paguajnë para të gatshme në formë të fajdes.
Me vendim të prokuorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, përcjell Klankosova.tv.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.