Një grua u arrestua pasi hyri në dhomën e një hoteli në Kaliforni, ku po qëndronte Justin Bieber.
Gruaja, që thuhej të ishte e dehur, hyri në dhomën e këngëtarit, pasi endej nëpër korridore të ndërtesës të martën pasdite, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova.
E dyshuara, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, i tha policisë se ajo hyri gabimisht në dhomë.
Bieber thuhej t’i ketë kërkuar gruas në fjalë, të largohej dhe ekipi i tij i sigurisë e mbajti derisa policia të përgjigjej.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.