Është arrestuar një grua në Istog, pasi e njëjta ka rrahur bashkëjetuesin dhe fëmijët e tyre.
Policia ka bërë të ditur se gruaja është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
"Është raportuar se, më 19.03.2025 një mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare me të cilën bashkëjeton".
"Po ashtu, dyshohet se e dyshuara ka ushtruar dhunë edhe ndaj fëmijëve të tyre të mitur. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet tutje në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.