Një burrë është arrestuar në Rahovec pasi kanosi një tjetër pas një mosmarrëveshjeje.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një pushkë gjuetie, dy pistoleta (njëra me gas), një pushkë pneumatike dhe 50 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Pas intervistimit, i dyshuari u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit. /Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.