Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me forcë pa dëshirën e saj.
Policia rastin e ka cilësuar si tentim dhunimi, transmeton Klankosova.tv.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me forcë pa dëshirën e saj”.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.