Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit trupor të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotikë e llojit marihuanë me peshë rreth shtatë gram.
Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit trupor të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotikë e llojit marihuanë me peshë rreth shtatë (7) gram. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.