Është arrestuar një person në Koshutovë të Mitrovicës, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se pistoleta është sekuestruar, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng kishte shtënë me armë zjarri. Pistoleta është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.