Është arrestuar një person në Klinë, pas i njëjti ka shtënë me armë zjarri drejt një personi.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, por nuk e kishte qëlluar atë”.
“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit. Rasti në procedurë”, thuhet tutje në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.