Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj dy grave.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin nga i dyshuari është sekuestruar një thikë, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj dy viktimave femra kosovare”.
“Lidhur me rastin nga i dyshuari është sekuestruar një thikë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.