Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se i ka shkuar në lokal një personi dhe e ka kanosur.
Policia bën me dije se i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte shkuar te lokali i viktimës mashkull kosovar dhe kishte kanosë atë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.