Një burrë është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili dyshohet se ka kanosur përmes rrjeteve sociale një prokuror të shtetit.
Sipas policisë, rasti në fjalë ka ndodhur më 12 dhjetor të këtij viti, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar në ANP i dyshuari kosovar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën (prokuror i shtetit). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.