Një 70-vjeçar është arrestuar në Maliq të Shqipërisë, pas dyshimeve se ka ngacmuar një vajzë të mitur në ambientet e dyqanit të tij.
Thuhet se i dyshuari, duke përfituar nga rasti që në dyqan nuk ka patur persona të tjerë, ka tentuar të ngacmojë vajzën 11-vjeçare, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
Sipas deklarimeve të vajzës, i dyshuari ka prekur dhe përdorur fjalë fyese ndaj saj, ndërkaq ajo ka njoftuar prindërit të cilët denoncuan rastin polici.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.