Arrestohet një 39-vjeçar në Vlorë, i cili qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri.
“Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me të cilin lëvizte 39-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e kroskotit, gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak”, ka njoftuar policia.
Policia ka bërë të ditur se kanë sekuestruan armën e zjarrit dhe një sasi municioni luftarak./Abcnews.al
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.