Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Peshkopi, pasi ka goditur me mjet të mprehtë një person në kokë.
Bëhet e ditur se personi i cili është goditur me mjet të mprehtë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
"Në pranga ra J.K., 32 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në ambientet e ish-fabrikës së miellit në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar dëmtime në kokë, shtetasit S.B., 25 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve".
"Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme".
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.