Është arrestuar një 32-vjeçar në lidhje me shpërthimin në Lushnjë, i cili ndodhi ditë më parë ku la të vdekur babë e bir, dhe plagosi disa të tjerë.
L.GJ u prangos pasi dyshohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar regulloret përkatese të sigurimit teknik, të disiplines teknike të mbrojtes në punë dhe nuk ka marë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda”, shkruan në njoftimin e policisë shqiptare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, shtoi policia, raporton Klankosova.tv.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.