Është arrestuar një 27 vjeçar në Tiranë, i cili i ka goditur dhe kanosur policët me mjet të mprehtë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Gjuzi”, ku bëhet e ditur se ai ka qenë në gjendje të dehur, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan 27 vjeçarin, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Gjuzi”, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur punonjësit e Policisë dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë", thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.