Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë të shtunën, pasi në veturën e tij është gjetur substancë narkotike, marihuanë.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se u sekuestruan dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një grinder dhe dy pako me letër OCB.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.