Lajmet e fundit

Sipas njoftimit në Facebook, gjatë ditës së sotme Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ka realizuar me sukses arrestimin e të dyshuarit.
Personi me inicialet V.C., 69 vjeç, ishte i dënuar me dy (2) vite burgim për tentim vrasje. Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin gjyqësor.
Policia falënderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe riafirmoi përkushtimin për garantimin e sigurisë publike, parandalimin e rreziqeve dhe zbulimin e çdo vepre penale që cenon rendin dhe qetësinë publike. /Klankosova.tv