Policia e ka arrestuar burrin i cili dyshohet se e ka sulmuar një grua dhe një person tjetër gjatë ditës së sotme në Prishtinë.
Lidhur me rastin, detaje ka dhënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha për Klankosova.tv se i dyshuari ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave të aksidentuara.
“Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit. I njëjti u arrestua në orët e pasdites në qytetin e Pejës, si rrjedhojë e bashkëpunimit operativ të zgjeruar”, tha Borovci për Klankosova.tv
“Ndërkohë që policia po punon në mënyrë aktive për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale 'Sulm’ dhe 'Dëmtim apo asgjësim i pasurisë'”, tha ai.
Lidhur me rastin Klankosova.tv ka raportuar më herët.
https://klankosova.tv/incident-ne-prishtine-nje-burre-e-fut-me-force-nje-grua-ne-veturen-e-saj-video/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.