Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar këtë të mërkurë në qytetin e Kavajës.
Në vitin 2023, këtij i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Para drejtësisë”, mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 16”, kapi në Kavajë dhe vuri në pranga shtetasin V. T., 26 vjeç, i lindur në Kavajë”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.